You are here
Home > Futboll Bota > Bogdani kishte të drejtë! Milani shet Ismet Sinanin, si kujtim edhe një foto me Andre Silvën

Bogdani kishte të drejtë! Milani shet Ismet Sinanin, si kujtim edhe një foto me Andre Silvën

Milani ka hequr dorë përfundimisht nga talenti me origjinë shqiptare, Ismet Sinani. Ky i fundit do të bënte një zhurmë të madhe në mediat shqiptare teksa luante me të rinjtë e kuqezinjëve. Disa gola të bukur dhe video në “Youtube”, tregonin se flitej për një lojtar të jashtëzakonshëm.

Derisa trajneri Erjon Bogdani doli me një pohim që asokohe u duk i çuditshëm për të gjithë, duke u kritikuar pafundësisht, se Sinani nuk mund të quhej talent. Kjo pasi sulmuesi shqiptar luante vetëm disa minuta te Milani dhe nuk kishte besimin e klubit.

Kështu edhe ndodhi, fillimisht Sinani u huazua te Juve Stabia, ndërsa ditët e fundit u kthye sërish në Milanelo. Nuk zgjati shumë kjo kohë, me mediat italiane që raportojnë se kuqezinjtë e kanë shitur këtë lojtar te Sicula Leonzio në Serinë C.

Për të folur saktësisht është një huazim me të drejtë blerje në fund, por është konsideruar si i tillë në media pasi duket se klubi i njohur italian ka hequr përfundimisht dorë nga Sinani. Vetë lojtari ka postuar edhe një foto në “Instagram” me Andre Silvën, si një kujtim nga ajo eksperiencë e paharruar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top