Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë dhe tifozët e vërtetë, janë ata që i gjenden pranë pikërisht në situata të tilla.
E në një kohë që përfaqësueset e shqiptarëve sa vijnë e shtohen, kurrsesi nuk ka sesi të jetë i njëjti numër tifozësh, që janë në përkrahje të Kombëtares. Gjithsesi, nëse ka një gjë të sigurtë, është fakti se Shqipëria nuk do të vuajë kurrë për tifozë.
Arpagjikt nga Prizreni janë vetëm një nga tifogrupet më besnike të kombëtares shqiptare, që ka konfirmuar ardhjen e saj në Shkodër, për takimin ndaj Skocisë. Ashtu si gjithmonë, shqiptarët e Prizrenit do të jenë duke brohoritur për ngjyrat kuqezi dhe suksesin e Kombëtares tonë të përbashkët. /Shqiperia.ch/