You are here
Home > Futboll Bota > Beshiktashi pranë mbrojtësit nga Tetova, njeriu që pati mbështetjen e Igli Tares

Beshiktashi pranë mbrojtësit nga Tetova, njeriu që pati mbështetjen e Igli Tares

Riza Durmishi është një tjetër futbollist shqiptar që pati mbështetjen e drejtorit sportiv më të mirë në Seria A, Igli Tares. Legjenda e Kombëtares do ta afronte te ekipi kryeqytetas, duke i dhënë një mundësi të madhe për karrierën e tij.

Futbollisti nga Tetova ka kontratë deri në vitin 2023 te skuadra e Lacios. Megjithatë pritet largimi i tij, pasi nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme. Beshiktashi ka hyrë seriozisht në garë për të marrë shërbimet e këtij lojtari, duke ofruar 2.5 milionë euro.

Nga ana tjetër Lacio kërkon të paktën 4 milionë euro për të shitur Durmishin, ndërsa në orët në vazhdim pritet që arrihet edhe një gjuhë e përbashkët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top