Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, foli për mikrofonin e “Supersport” pas stërvitjes së zhvilluar ditën e sotme në lidhje më përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ish-futbollisti i Skënderbeut u tregua indiferent dhe e cilësoi ndeshje me kuqezinjtë pa ndonjë rëndësi të madhe.
Lëndimi i pësuar në stërvitje – Është gjithçka në rregull tani po ndihem më mirë,në stërvitje mundohet secili të jap më të mirën. Nuk kam asnjë problem.
Stërvitja e sotme- Kemi një javë që kemi përfunduar sezonin, secili është profesionist këtu, Gjithçka është në rregull grupi është shumë i mirë, ka lojtar të rinj që po angazhohen, shpresoj që të gjithë të japim maksimumin.
Ambientimi- Ka qenë shumë e lehtë kur e merr me sinqeritet dhe kërkon të luash për vendin tënd.
Ndeshja kundër Shqipërisë- Si të gjitha ndeshjet, nuk është se ka ndonjë rëndësi shumë të madhe. Secila përfaqësuese mundohet të fitojë dhe të luaj sa më mirë. E rëndësishme është që tifozët të kënaqen me lojë të mirë. Shpresoj t’ia dalim.
/Panoramasport