You are here
Home > Kombëtarja > Berisha i hap sfidë Hysajt: Kemi edhe ditë të këqija, do të luajmë ndeshje të madhe ndaj tyre

Berisha i hap sfidë Hysajt: Kemi edhe ditë të këqija, do të luajmë ndeshje të madhe ndaj tyre

Gardiani kuqezi që luan tek skuadra e Atalantës, Etrit Berisha, ditën e djeshme ka dhënë një deklaratë për median italiane  “Napolisoccer.com”.  Portieri i parë i skuadrës së Atalantës, është shprehur për ndeshjen që ka skuadra e tij kundër Napolit, në Seria A.

Etrit Berisha gjithashtu foli edhe për humbjen e skuadrës së tij, Atalantës, teksa në fundjavën që lamë pas u mopshtën me rezultatin 3-2 nga Empoli, ku në atë përballje ishte në avantazh me shifrat 0-2. Etriti shtoi se ditën e hënë skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë me një ndër ekipet më të mirë në “Serinë A”, Napolit, që aktivizohet edhe Elseid Hysaj.

“Për  fat të keq kundër Empolit, luajtëm një  ndeshje jo si zakonisht, por ka edhe ditë të këqija. Më vjen keq për mënyrën se si shkoi, ku ne ishim në avantazh 2-0 dhe ndoshta menduam se ndeshja ishte mbyllur.

Në ndeshjen e ardhshme me Napolin duhet t’i bëjmë gjëra të duhura. Ne kemi shumë lojtarë dhe mund të bëjmë më mirë. Në atë sfidë do të përpiqemi të bëjmë një sfidë të madhe, ashtu siç jemi mësuar të bëjmë. Ne sfidojmë një ekip që luan shumë mirë, ndërsa këtë gjë do përpiqemi ta bëjmë edhe vetë”, është shprehur Berisha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top