You are here
Home > Futboll Bota > Berisha e ka punën pisk, te Atalanta duan portierin italian: Pa Gollinin në portë, do të ishim më keq

Berisha e ka punën pisk, te Atalanta duan portierin italian: Pa Gollinin në portë, do të ishim më keq

Tashmë mund të thuhet pa frikë, Etrit Berisha ndodhet në një nga momentet më të vështira të karrierës së tij. Te Lacio, portieri shqiptar do të largohej për shkak të konkurrencës së madhe me Marketin. Hapësirat e pakta që kishte te lacialët, e shtynë gardianin shqiptar të largohej drejt Atalantës.

Besimi i madh iu dha Berishës nga ana e trajnerit Gasperini, por me kalimin e kohës, situata ndryshoi për të mos folur në favorin e shqiptarit. Tashmë tek ekipi i Bergamos, vendin e titullarit e ka fituar i riu Gollini.

Edhe pse Atalanta humbi në transfertë ndaj SPAL-it me rezultatin 2-0, duke dhuruar një paraqitje të turpshme, portieri Gollini është shpallur më i miri i takimit. Në vlerësimin e dhënë nga “Bergamopost”, portieri i Atalantës vlerësohet me notën 6.5.

Gollini: “Më i miri në fushë. Në minutën e 23 shpëton mirë një goditje drejt portës së Petanjës me dorën e majtë. Në minutën e 50 ndërhyn mirë pas goditjes së Felipes me kokë, por nuk mund të  bëj asgjë pas gjuajtjes së Petanjës. Për të kaluar edhe te goli tjetër i Petanjës, që nuk i lë peshë faji portierit. Pa pritjet e tij, do të kishte shkuar edhe më keq.”

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top