You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Berisha dhe katër nënshtetësitë e tij, rrugëtimi nga serb për t’u kthyer në australian

Berisha dhe katër nënshtetësitë e tij, rrugëtimi nga serb për t’u kthyer në australian

Rrugëtim i gjatë ky i Berishës, që tashmë ka marrë edhe pasaportën australiane. “Jemi kaq shumë të lumtur që tashmë u bëmë shtetas australian. E dua këtë vend”, shkruan në “Instagram” futbollisti. Por për të mbërritur deri këtu, ishte një rrugëtim i gjatë për sulmuesin shqiptar.

Shumë vite më parë Berisha mori edhe nënshtetësinë serbe, meqënëse kjo e ndihmonte kur luante në Gjermani te Hamburgu. E nevojshme ishte dhe lojtari nuk e mendoi dy herë, duke qënë se flitej për karrierën e tij. Më pas do të merrej edhe pasaporta shqiptare, pasi Berisha mbajti veshur për pak edhe fanellën e Shqipërisë. Me krijimin e Kosovës, lojtari shqiptar zgjodhi të luante për dardanët, megjithëse bëhej fjalë për një ndeshje të vetme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top