You are here
Home > Kryefaqja > Berisha dhe Gollini në ruletën e fatit, te Atalanta fërkojnë duart për rivalitetin e pakuptueshëm

Berisha dhe Gollini në ruletën e fatit, te Atalanta fërkojnë duart për rivalitetin e pakuptueshëm

Situata e portës së Atalantës është disi e pakuptueshme, pasi trajneri I kësaj skuadre, Gasperini, duket se ëshë akoma në mëdyshje në lidhje me portierin titullar të klubit bergamas.  Kujtojmë që përpara takimit Atalanta-Parma, Gasperini u shpreh se tashmë është koha që të rikthehet në portë shqiptari, Etrit Berisha pasi portierët do të ndërrohen herë pas here. Pra, gardianët nuk vlerësohen në bazë të meritave, por minutave.

Trajneri italian është akoma i pavendosur midis Berishës dhe Gollinit, se cili nga këta do të mbajë vendin e titullarit tek klubi i Atalantës. Pavarsisht se gardiani kuqezi shkëlqeu në sfidën e fundit kundër Parmës, mediat pranë klubit të Bergamos raportojnë se bluzinjtë ndihen tepër të kënaqur nga rivaliteti, pasi ai do i bëj mirë portierëve, që secili prej tyre të jetë gjithmonë edhe më i  fortë.

Kujtojmë që në këtë fundjavë, Fiorentina do të ketë një përballje të vështirë kundër ekipit të Romës. Deri atëherë Gasperini ka kohë që të mendojë edhe për portierin që do të jetë titullar në këtë ndeshje, megjithatë me nivelin që tregoi, Berisha është në avantazh ndaj Golinit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top