
Atalanta ka marrë një barazim ndaj Juventusit që duhet të thuhet se vlen më shumë sesa thjeshtë 1 pikë në kampionatin italian. Kur ka mbetur edhe vetëm një ndeshje për t’u zhvilluar sa i përket ekipit të Gjimshitit, ajo ndaj Sasuolos, “Champions League” është akoma edhe më pranë.
Në rast të një fitore ndaj skuadrës që nuk ka asnjë objektiv në fundin e këtij kampionati, atëherë arrihet matematikisht në turneun më të madh europian. Gjimshiti ka luajtur për 90 minuta ndaj kampionëve të Italisë, në atë barazim me shifrat 1-1. Lojtari kuqezi ka arritur të mbajë siç duhet sulmin e rrezikshëm të bardhezinjve, ndërsa skuadra e Alegrit barazoi falë golit të Mandzukiç. /Shqiperia.ch/