
Bazeli është përballur ndaj PSV-së, në takimin e dytë të Champions League duke u kualifikuar pas fitores 2-1. Në stadiumin e stërmbushur ka pasur emocione të mëdha, në takimin më të fortë të këtij turi.
Ajo që u vu re në këtë përballje ishte pozicionimi i Taulant Xhakës. Ky i fundit që ka luajtur si mesfushor në vitet e fundit, e nisi sezonin si mbrojtës i djathtë te Bazeli. Ndërkohë trajneri i ekipit zviceran e ka menduar që ta vendos si mbrojtës të majtë në takimin ndaj PSV-së.
Jo shumë larg, por në sezonin e kaluar, Xhaka ka luajtur disa ndeshje edhe si qendërmbrojtës te Bazeli. Askush si lojtari i Kombëtares, padyshim që te skuadra e Zvicrës e kanë tepruar me ndryshimin e roleve si në “Play Station” ndaj Taulant Xhakës që i mungon vetëm përvoja si portier dhe sulmues. /Shqiperia.ch/