
Bazeli është eliminuar nga “Champions League” në mënyrë surprizuese, ndërsa më parë kishte eliminuar PSV-në. Ekipi i drejtuar nga Koller ka humbur ndaj LASK me rezultatin 3-1, ndërsa në shtëpi ishte e njëjta histori duke u mundur 1-2.
Në të dyja këto takime, Taulant Xhaka nuk ka luajtur për asnjë minutë të vetme. Në përballjen e parë kjo ishte vetë zgjedhja e trajnerit, ndërsa tifozat e sulmuan duke theksuar faktin se kjo kishte ardhur për mos aktivizimin e lojtarit kuqezi.
Ndërsa sa i përket ndeshjes së sotme, mesfushori shqiptar nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar në kampionat. Gjithsesi, gjigandët zviceranë e kanë gjetur zëvendësuesin e yllit Albian Ajeti, që u largua te West Hami.
Bëhet fjalë për Kemal Ademin, që gjeti rrugën e rrjetës edhe në mbrëmjen e sotme. Ndërsa nga ana tjetër Mihaj dhe Kaçe kanë ndjekur në televizor humbjen e PAOK-ut ndaj Ajaksit në shifrat 3-2, për t’u larguar nga ky turne. /Shqiperia.ch/