Vedat Muriqi ishte dëshira e hershme e Galatasarait, madje trajneri i kësaj të fundit do të shkonte në disa ndeshje të Kosovës për të folur me vetë lojtarin. Por klubi i Rizesporit që asokohe zotëron kartonin e lojtarit shqiptar, vendosi që sulmuesi dardanas të transferohej te Fenerbaçe.
Sinjalet pozitive u dhanë menjëherë, pasi Muriqi do të niste me gola që në takimet e para. Gazetari turk, Emre Bol, ka vendosur edhe një bast të guximshëm që po hap shumë debate në Turqi: “Vedat Muriqi do të shënoj më shumë gola se Radamel Falcao në sezonin tjetër”.
Kështu u shpreh Emre Bol, ndërsa transferimi i Falcaos drejt Galatasarait, është thuajse një proçedurë e mbyllur. Më së shumti mendimet kundra këtij basti të gazetarit turk kanë ardhur nga tifozët e Galatasarait, që ende nuk e kanë përtypur dhimbjen për mënyrën sesi Muriqi u iku nga duart. /Shqiperia.ch/