You are here
Home > Kombëtarja > Bashkimi vjen që nga futbolli, Shqipëria i garanton mbështetje Luginës së Preshevës

Bashkimi vjen që nga futbolli, Shqipëria i garanton mbështetje Luginës së Preshevës

Bashkimi i shqiptarëve në të gjitha trevat ku ata jetojnë, gjithmonë ka ardhur nga futbolli, duke parë sesa e pafuqishme është politika. Ky model vazhdon të mbetet i njëjtë, ndërsa njoftimi i fundit i ardhur nga “FSHF” është një dëshmi e gjallë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pritur gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e KF Lugina, nga Lugina e Preshevës. Shumë problematika dhe ndihmë që duhet dhuruar, pasi futbolli në Preshevë ka shumë nevojë për mbështetje.

Drejtuesi i klubit Nagip Jakupi dhe sekretari Ardian Agushi, e kanë njohur Dukën më në detaje me kërkesat dhe ndihmat që mund t’u vijnë si mbështetje nga Shqipëria.

Pjesëmarrja e klubit futbollistik Lugina në Kupën “Pavarësia”
Mbështetje nga FSHF për Klubin Lugina në bazë materiale (uniforma,topa etj).
Pjesëmarrja në seleksionimet e grupmoshave në FSHF.
Licensimet e Trajnerëve, UEFA C dhe UEFA B në FSHF, si edhe trajnimet për Arbitrat.

Pasi i ka shqyrtuar me vëmendje të gjithë kërkesat, presidenti i FSHF-së ka garantuar plotësimin e tyre, por njëkohësisht ka ngritur edhe grupin e punës që do t’i marrë në mbikëqyrje. Gjithashtu në fund u pranua edhe kërkesa për të vizituar Preshevën në të ardhmen dhe për të parë sesi ecet me futbollin në këtë trevë shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top