Marselo është një ndër të paktit mbrojtës të veçantë që bota e futbollit gëzon. Mjaft me energji dhe karizmatik kryesisht në stërvitje, Marselo ka treguar që gjithmonë di të krijojë një stil apo festim ndryshe nga të tjerët.
Në botërorin Rusi2018, ndër shumë skena gazmore, Marselo la pas edhe një mënyrë festimi të vështirë dhe mjaft të bukur. Lëvizja e të dy duarve përreth trupit sa nga e majta sa nga e djathta.
Këtij festimi nuk i ka rezistuar as gruaja e kryeministrit Haradinaj. Pergjatë pushimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Ishujve Faroe, Anita ka dal pak nga vetja duke nisur të kërcej pas fitores 2-0. Për më tepër ndiqni videon gazmore./Shqipëria.ch/