
Dritan Barjamaj, “luftëtari” shqiptar që e ka nisur qysh në fillime sportin e MMA-së, duke qënë te të parët shqiptarë, do të zbresë në arenë në ditën e shtunë, pasi do të ketë një ndeshje delikate. Përballë tij do të jetë Enver Sljivar i Bosnjes, që ka një karrierë të madhe dhe këtë herë i duhet të luftojnë në kikboks.
Tre herë kampion bote dhe dy herë kampion Europe është shpallur Sljivar, që tani duhet të përgatitet mirë, pasi Barjamaj nuk i preferon ndeshjet e lehta. Gjithmonë i dalluar për stilin e tij për luftën e vërtetë, shqiptari e siguron më së miri kënaqësinë e publikut që do ta shohë në Zvicër këtë përballje. /Shqiperia.ch/