Bari ka dalë me pikë nga transferta e Palermos në ditën e sotme, duke barazuar 1-1 në ndeshjen dramatike.
Ky ishte një duel i drejtpërdrejtë për ngjitjen në elitën e futbollit italian, teksa Palermo renditet në vendin e 2-të, pozicion që të siguron ngjitjen e menjëhershme drejt Serisë A dhe është 4 pikë larg Barit.
Kapiteni i Barit është mesfushori shqiptar, Migjen Basha. Në ndeshjen e sotme barazimi ishte me vlerë të madhe, pasi Palermo realizoi golin e avantazhit në minutën e 80-të dhe Bari ngeli me 10 lojtarë në minutën e 86-të, pas daljes me të kuq të Marones.
Megjithatë vetëm 3 minuta më vonë Nene ka barazuar gjithçka, përpara se Bari të merrte sërish një tjetër karton të kuq. Tashmë diferenca mes Palermos dhe Barit është 3 pikë kur kanë ngelur edhe 3 ndeshje nga mbarimi i kampionatit. Megjithatë edhe nëse Bari nuk ia del të marrë vendin e dytë, atëherë kapiteni Basha do ta udhëheq ekipin e tij në fazën e “Play-Off” për të kërkuar elitën e futbollit italian në këtë mënyrë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/