You are here
Home > Kombëtarja > Bare u dënua me 9 ndeshje pezullim, tani nuk e përsërit më: Mos i thoni asgjë gjyqtarit!

Bare u dënua me 9 ndeshje pezullim, tani nuk e përsërit më: Mos i thoni asgjë gjyqtarit!

Malaga humbi ndaj ditës së sotme ndaj Majorkës me rezultatin 0-1, në një përballje direkte për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Keidi Bare luajti si titullar dhe bëri një performancë të mirë, megjithëse nuk arriti të ndryshonte historikun e ndeshjes.

Përpara se të arrinte te Malaga, mesfushori shqiptar mori një shembull të mirë te Atletiko Madridi pasi u dënua me 9 ndeshje pezullim, pasi kishte sharë gjyqtarin. “Nuk e përsëris më, e kam vuajtur shumë atë periudhë”, do të shprehej Bare.

Jo vetëm fjalë, por edhe vepra. Teksa gazetarët e provokuan disi lojtarin shqiptar për të marrë një koment negativ nga ana e tij për arbitrimin ndaj Majorkës, lojtari kuqezi shprehet: “Mos i thoni asgjë gjyqtarit, pasi ndeshja ka mbaruar dhe gabimet që ata bëjnë janë njerëzore. Trajneri dëshironte që ne të kishim topin dhe të mbronim së bashku. Më vjen keq pasi ne bëmë lojën dhe ata morrën pikët”, ka thënë Bare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top