
Keidi Bare shquhet si një futbollist me vullnet të madh dhe përkushtim ndaj punës për t’u rritur si futbollist. Madje edhe pse te Malaga i kanë marrë pushimet e fundit të sezonit, mesfushori shqiptar vazhdon të stërvitet edhe në plazh.
Kjo është komentuar edhe nga media spanjolle, “Eldesmarque”, e cila shkruan se e gjitha kjo vjen pas këshillës së babait: “Bare po kujdeset për veten dhe përpiqet të jetë në formën më të mirë, edhe kur është me pushime. Që nga fëmijëria, babai i ka futur filozofinë e punës, teksa beson se kjo është mënyra e vetme që një lojtar të rritur kur nuk e ka talentin e lindur”, shkruan media në fjalë.
Megjithatë pritet të shihen sesi do të variojnë ngjarjet në kohët në vazhdim, pasi në diskutim është edhe trajneri Sanchez, pas dështimi për t’u ngjitur në “La Liga”. /Shqiperia.ch/