You are here
Home > Futboll Bota > Bare është…super! Malagas kishte 2 vite pa i ndodhur, vendimtar edhe mesfushori shqiptar

Bare është…super! Malagas kishte 2 vite pa i ndodhur, vendimtar edhe mesfushori shqiptar

Malaga ka fituar me rezultatin 1-4 ndaj Alcorconit, ndërsa falë kësaj fitore ka rritur edhe më shumë shpresat për t’u ngjitur në elitën e “La Ligas”. Ndërkohë që në takim, pas shumë ndeshjesh është kthyer nga minuta e parë, Keidi Bare.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer me lojën e tij, duke qënë gjithë “truri” i Malagas. Madje në golin e tretë do të ishte lojtari kuqezi që do të krijonte gjithë aksionin e realizimit. Ndërkohë kjo fitore është një rekord edhe për vetë Malagan, që ka arritur të shënojë 4 gola brenda 90 minutash dhe një shifër e tillë nuk arrihej prej 2 vitesh, atëherë ku do të fitonte me Seviljën me rezultatin 4-2. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top