
Milot Rashica është padyshim ylli kryesor që është nën administrimin e legjendës së Shqipërisë, Altin Lalës. Ky i fundit menaxhon edhe disa lojtarë të tjerë, ndërsa ka detyrën e drejtorit ekzekutiv në kompaninë ”Alf Sports Gmbh’’.
Teksa e shohim më me vëmendje, dallohet se të gjithë futbollistët janë me origjinë shqiptare. Përjashtim bën vetëm sulmuesi i ri i Hanoverit, Mousa Doumbouya. Madje futbollisti në fjalë cilësohet nga mediat gjermane edhe si “Baloteli i vogël”, për shkak të stilit të lojës së njëjtë që ka me lojtarin e njohur.
Lala ka në menaxhim edhe sulmuesin e njohur të Shqipërisë U-21, Valdrin Mustafën, por edhe Lirim Kastratin e Bolonjës, që është pjesë e Kosovës U-21. /Shqiperia.ch/