You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Babën sllav dhe nënën bullgare”, rivaliteti Maqedoni-Kosovë(Shqipëri) nis qe të tifozeritë

“Babën sllav dhe nënën bullgare”, rivaliteti Maqedoni-Kosovë(Shqipëri) nis qe të tifozeritë

Maqedonia do të përballet ndaj Kosovës, në takimin gjysmëfinal të vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Ky takim do të rezultoj jo pak vendimtar për të dy përfaqësueset, sa i përket arritjes së tyre në Europianin e vitit 2020.

Mirëpo, kjo ndeshje duhet të trajtohet si rast i veçantë dhe me rrezikshmëri të lartë nga UEFA, duke e ditur në mënyrën më të mirë, rivalitetin që kanë dy tifozeritë. Shpesherë tifozeria shqiptare ka hapur disa parrulla kundër asaj maqedonase, ndërsa Plisat dhe Intelektualët kanë vënë theksin te origjina e këtij shteti, që ka vend gjithmonë për diskutime.

“Babën sllav dhe nënën bullgare. Po ti, çfarë je”, ishte pyetja që shtronin “Intelektualët” nëpërmjet një parrulle, ndërsa pak a shumë ishte e njëjtë historia edhe me “Plisat”: “Bullgarë nga Zoti, Maqedoni nga Tito”. Atmosfera që pa nisur takimi është e zjarrtë duke marrë përbazë tifozeritë, megjithatë për të arritur deri këtu duhet ende kohë, pasi ndeshja do të zhvillohet në mars të 2020. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top