Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Historiku i këtij takimi do të vendosej nga ana e mesfushorit të Bazelit, Taulant Xhakës. Një predhë nga distanca e futbollistit të Kombëtares, nuk do t’i linte asnjë mundësi portierit kundërshtarit për të reaguar.
Nër përfundimin e ndeshjes, shumë i entuziazmuar është shpallur Ragip Xhaka, që kishte ardhur në ”Elbasan Arena” për të parë më nga afër lojën e djalit të tij. Krahasimi i tij është shumë origjinal, teksa në fund të ndeshjes, është shprehur se Taulanti ia ka bërë “zemrën mal” me golin e shënuar,po aqsa malet e Shqipërisë.
“Ndeshja ishte super. Kam kënaqësi, pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe suksesi nuk mungoi. Nuk e përshkruaj dot gëzimin kur Taulanti shënoi. Ai u rikthye pas 12 javësh. Ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë. Do ta shoh Kosovën ndaj Ishujve Faroe dhe më pas do të shkoj edhe në Skoci”, ka thënë Ragip Xhaka. /Shqipëria.ch/