You are here
Home > Futboll Bota > Atëherë, përse e shajnë më kot? Hysaj të shkoj te Chelsea, gati të fitojnë “Premier Leaguen”

Atëherë, përse e shajnë më kot? Hysaj të shkoj te Chelsea, gati të fitojnë “Premier Leaguen”

Ndoshta në Angli e kanë tepruar disi me kritikat e tyre të shumta për trajnerin italian të Chelseat, Sarri. Ky i fundit është një idhull i vërtetë në Itali, e kjo jo e ardhur më kot. Me ekipin e Empolit do të zhvillonte një lojë shumë të bukur vite më parë, madje me një skuadër modeste ku mbijetesën nuk e diskutonte.

Shumë lojtarë do të nxirrte prej andej, mes të cilëve edhe Elseid Hysajn. Për të vazhduar me aventurën te Napoli, ku pavarësisht sesi shkuan gjërat, arrinte që të ishte rivali i vetëm i Juventusit deri në javët e fundit të kampionatit.

Me Chelsean sezoni nuk shkoi atje ku dëshirohej, por as deri në këtë pikë sa pretendohet nga mediat. Nëse shohim sezonin e parë në “Premier League” të Guardiolës dhe Sarrit, atëherë do të dallojmë një ngjashmëri shumë të madhe. Guardiola kishte gjithashtu problemin e ambientimit në vitin e parë, duke arritur thuajse të njëjta rezultate si Sarri fillimisht, por është pranë fitimit të dytë të kampionatit anglez. Në kushte të tilla, duke parë karakterin dhe lojtarët që zotëron Chelsea, Hysaj do të përpiqet me gjithçka që të shkoj te londinezët në vitin e ardhshëm, pasi mund të fitojë edhe “Premier Leaguen”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top