You are here
Home > Futboll Bota > “Atë golin e bëj dhe unë”! Roma fton tifozin në stadium, dështon në të gjitha rastet (VIDEO)

“Atë golin e bëj dhe unë”! Roma fton tifozin në stadium, dështon në të gjitha rastet (VIDEO)

Skuadra e Romës njihet për shumë tifozë që janë tepër të apasionuar pas skuadrës së tyre në Itali, si një skuadër që i përket kryeqytetit. Kështu pak kohë më parë ekipi i Romës postoi në rrjetin social “Twitter”, një video dedikuar sulmuesit të saj turk, Xhengiz Under, duke publikuar disa gola të tij dhe njëkohësisht duke njoftuar se lojtari i tyre do të rikthehet shumë shpejt pas një dëmtimi që pati marrë.

Në këtë postim nuk kishin si të mungonin edhe komentet e shumta nga sportëdashësit e kësaj skuadre, ku më i spikaturi ishte komenti i një tifozi të quajtur Marku, që ka thënë: “Atë gol e bëjë edhe unë”. Kjo gjë iu referua finalizimit që bëri lojtari turk në përballjen kundër Parmës, i cili realizoi një gol disi të thjeshtë kur shikohet me syrin e lirë.

Por mesa duket ky koment është bërë shkak i një historie disi komike, ku nuk ka mbaruar me aq. Sponsori zyrtar i skuadrës së Romës, Hyundai, arriti ti siguronte hyrjen për në stadjum Markos, për të vërtetua fjalën e tij. Por në të treja rastet kur Marko u gjend në të njëjtën pozicion si Xhengiz Under, nuk arriti ta dërgonte topin asnjëherë në rrjetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top