Atalanta e Gjimshitit do të pres mbrëmjen e sotme ukrainasit e Shakhtar Doniesk në ndeshjet e dyta të “Champions League”. Në ndeshjen e parë italian u thyen me goleadë nga Dianmo e Zagrebit teksa do të kërkojnë të rregullojnë situatën në grup ndaj Shakhtarit. Megjithatë ukrainasit mbeten një skuadër e fortë.
Transferta e sotme mund të quhej e thjeshtë për ukrainait pasi në stadiumin e Bergamo, disa prej lojtarëve të ekipit të Shatarit, kanë dal me fitore. Megjithëse ndeshja është spostuar pak kilometra nga Bergamo drejt Milanos në “Giuseppe Meazza”, ka një urë lidhëse mes ukrainasve dhe Bergamos.
Dhe kjo “urë lidhëse” është Kombëtarja e Shqipërisë. Ndoshta disa nuk e rikujtojnë por një ndeshje miqësore e luajtur më 03 Qershor 2016 ndaj Ukrainës do të risjell në Itali disa prej lojtarëve protagonistë të tre viteve më parë. Atëherë në prag të “Euro2016” De Biasi humbiste me rezultatin 1-3 me një ekip që sapo e kishte krijuar.
Kështu nga ana e ukrainasve protagonistët e përbashkët me Shakhtarin janë ende portieri, Andriy Pyatov, mbrojtësi i djathtë, Bohdan Butko, mesfushori i rezervës Viktor Kovalenko. Si dhe dy nga tre autorët e golave, mesfushori difensiv Taras Stepanenko mesfushori ofensiv Konopljanka. Një ambjent që njihet i jep komoditet skuadrës për të siguruar pikët e nevojëshme në grup./Shqiperia.ch/