Një humbje paksa e turpshme ishte ajo e ditës së djeshme për Atalantën, teksa u përmbys me rezultatin 3-2 nga ana e Empolit. Ekipi i Gasperinit ishte duke kryesuar me shifrat 0-2, por gjithçka iu kthye kundër dhe brenda pak kohësh. Me të njëjtën sindromë si Bazeli i Xhakës, ishte edhe skuadra me të cilën luan Etrit Berisha. Në Zvicër nëse merren për bazë pikët e pjesëve të para, Bazeli do të ishte në kryesim dhe jo kaq i shkëputur nga vendi i parë, siç është në renditjen aktuale.
Në fundin e ndeshjes Etrit Berishës i duhet t’i kujtojë shokëve të skuadrës edhe rregullin bazë të futbollit: “Asgjë nuk mbaron, pa e mbyllur arbitri”.
“Fatkeqësisht kemi bërë një ndeshje jo të kënaqshme, por këto janë ato ndeshjet negative kur nuk shkon asgjë mirë. Më vjen keq si shkoi pasi ishim në avantazh 0-2 dhe më pas menduam se ndeshja përfundoi gabuam shumë, sidomos në pjesën e dytë. Mund të dilnim me rezultatin 1-2 dhe kjo ishte në rregull pasi e rendësishme mbetej fitorja, por deri në fund të ndeshjes nuk luajtëm mirë siç luajtën në pjesën e parë.
Ne kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë gjëra të mira, sigurisht Iliçiç është një lojtar mjaft i rendësishëm për ne. Por tani nuk është momenti të mendojmë këto gjëra(dalja me të kuq e sulmuesit) pasi duhet të mendojmë të mbledhim forcat për të bërë ndeshje të mira në vazhdim. Kemi një skuadër mjaft të mirë dhe ne duhet të bëjmë tashmë pjesën tonë. Edhe në pjesën e parë nuk bën një lojë të mirë ndonëse shënuam dy gola më pas humbëm disa raste që nuk duhej të përfundonin të tilla”, u shpreh Berisha. /Shqiperia.ch/