
Largimi i Etrit Berishës për te Spali si huazim me të drejtë blerje, jep një mesazh të fortë edhe për Shqipërinë. E gjitha kjo vjen falë Atalantës, që me vendimin e saj, ka edhe shumë domethenie për ndryshimin e hierarkisë te kuqezinjtë.
Deri tani ishim mësuar që Berisha të ishte një zgjedhje e dytë dhe Gentian Selmani të shihej si zgjedhje e tretë. Por futbolli ka kaluar një revolucion, sidomos në portë dhe pikërisht nga aty e pësoi edhe Berisha.
Atalanta kaloi për herë të parë në Champions League, por gardiani shqiptar nuk mundi ta shijoj suksesin. Arsyeja? E thjeshtë!
Pasimet me këmbë janë pika më e dobët e Berishës, ndërkohë që në futbollin e sotëm shihet si primare te portierët. Duke parë situatën e Atalantës, nëse portieri shqiptar do të ishte në nivelin e duhur, atëherë do t’i besohej për eksperiencën që ka në Champions League, ndërsa me Golinin duhej të vazhdohej në Serinë A.
Por largimi i Berishës e thotë qartazi problemi madhor që u has edhe te Shqipëria në ndeshjet e fundit. Nuk është e nevojshme që rivali të shënoj pas një gabimi të portierit në pasim, si në rastin e Spanjës. Çdo aksion që përfitohet më kot nga kundërshtari pas topave që vijnë në mënyrë të gabuar nga porta, janë një dhimbje koke e vazhdueshme. Për të përfunduar llogjikën, në një tjetër mungesë të Strakoshës, ndoshta do të ishte më mirë zgjedhja e Selmanit si portieri i parë. /Shqiperia.ch/