
Atalanta ka zhvilluar një miqësore ndaj Giana Erminio, që më së shumti i ngjante një stërvitje. Ekipi i trajnerit Gasperini ka fituar me rezultatin 11-1, madje edhe në golin e vetëm të pësuar, do të ishte një autogol i Barroë.
Në mes të këtij spektakli, do të realizonte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Pikërisht në mënyrën e zakonshme, teksa pas një krosimi nga goditja e këndit, lojtari kuqezi do të dërgonte topin në rrjetë me kokë. Katër gola do të mbanin firmën e Ilicic, për të kaluar te tripleta e Zapatas, dopieta e Muriel dhe goli i Barroë. /Shqiperia.ch/