Pavarësisht se Shqipëria ka marrë pjesë në kompeticionet e ndryshme ndërkombëtare prej shumë kohësh, nuk na kishte rënë rasti të shihnim kaq të shumtë në numër dhe të një niveli të tillë, si tifozët skocezë.
Padyshim që meritojnë mirënjohje miqtë, ashtu siç është në traditën e lashtë të shqiptarëve për t’i pritur. Grupimi i tifozëve “Tartan Army Sunshibe Appeal” ka qenë në ditën e sotme në qendrën “Jonathan” në Tiranë.
Ashtu siç edhe pritej më parë, është dorëzuar çeku me 5 mijë paundë nga ana e tyre, që shkojnë në shërbim të fëmijëve shqiptarë me aftësi ndryshe. Shumë miq kemi pasur, por askush si ata. Shembulli më i mirë nga dy vende të qytetëruara, Europa duhet të dëgjojë dhe vështrojë. /Shqiperia.ch/