You are here
Home > Kombëtarja > Arsyeja mbetet ende mister, Rei Manaj lë Milanon dhe shkon menjëherë në Spanjë

Arsyeja mbetet ende mister, Rei Manaj lë Milanon dhe shkon menjëherë në Spanjë

Rei Manaj u largua nga stërvitja e Albasetes, për të udhëtuar drejt Milanos. Gjithçka e zyrtarizuan mediat spanjolle, duke theksuar se ky vendim i lojtarit erdhi me lejen e klubit.

Duke ditur momentin delikat në të cilin ndodhet ekipi spanjoll, vetëm një arsye e fortë mund ta ketë detyruar trajnerin që të heq dorë nga Manaj, megjithëse u rikthye sërish sot me grupin e stërvitjes. Për momentin, arsyeja e udhëtimit të sulmuesit drejt Milanos mbetet ende mister, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e përfshirjes së merkatos.

Kartoni i Manajt zotërohet ende nga Interi, ndërsa së fundmi janë shtuar shumë zërat e një largimi përfundimtar të futbollistit kuqezi nga Albacete. Kjo pasi nuk po kalon një formë aspak të mirë në vitin 2019 me 0 gola, ndryshe nga sezoni i parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top