Arijanet Muriq kishte një shans të madh për t’i treguar të gjithëve sesa vlente dhe sesa po gabonin me të që e lanë në stol te Notingham Foresti. Faktikisht, skuadra e “Championship” e huazoi nga Manchester City këtë portier duke e konsideruar si titullar.
Por pas disa paraqtijeve të këqija në takimet e para, vendin e portierit shqiptar e mori Samba. Ky i fundit ofronte më tepër siguri, por mbi të gjitha ishte edhe portieri i Notingham Forestit jo si huazim, por i transferuar përfundimisht.
Trajneri i këtij ekipi anglez i dha një tjetër shans Muriqit në takimi ne “EFL Cup” ndaj Arsenalit. Por në transfertë do të humbej me rezultatin 5-0, megjithëse Arsenali ishte me shumë të rinjë në fushë. Në golin e dytë dhe të katërt një pjesë të madhe të fajit kishte edhe Muriq, që në këtë mënyrë siguron stolin edhe në vazhdimësi. Tifozët e Nottingham Forest kanë reaguar menjëherë në “Twitter”, duke kërkuar rikthimin e Sambas si titullar dhe janë të indijuar me paraqitjen e gardianit të Kosovës.
🎥 | Rob Holding doubles Arsenal lead seconds after being handed the captain armband#ARSNOT #COYGpic.twitter.com/YxsoOUkDjn
— Arsenal Trends (@afctrends) September 24, 2019