Në mediat angleze është folur shumë për një largim të Granit Xhakës nga Arsenali. Mesfushori me origjinë shqiptare pretendon më shumë në karrierën e tij dhe mungesa e “Champions League” në sezonin e ardhshëm, është arsye mëse e mjaftueshme për të provuar një eksperiencë të re.
Shumë zëra qarkulluan për një largim te Interi dhe Atletiko Madrid, por duket se anglezët e kanë gjetur zgjidhjen. Kush është fiksimi më i madh i Xhakës? E lehtë, shohim pak pas në kohë. Për të marrë shiritin e kapitenit te Zvicra, mesfushori në fjalë theu edhe premtimin, duke kënduar himnin për herë të parë.
Kur sakrifica mbërriti deri në këtë pikë, pasi shumica e lojtarëve shqiptarë në Zvicër nuk e këndonin himnin, atëherë për Arsenalin zgjidhja është e thjeshtë. Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e skuadrës i kanë ofruar shiritin e kapitenit lojtarit, për të marrë sigurinë e mjaftueshme që nuk do të lëviz në merkaton e verës. /Shqiperia.ch/