Data 6 tetor do të jetë ishte historike për boksierin shqiptar. Në ringun e Chicago “ariu shqiptar” hodhi përtokë Adan Ahumada në debutimin e tij të parë profesional. 20-vjeçari ka boksuar ndaj një kundërshtari me 9 vite diferencë më të madhe, por kjo nuk e ka penguar Matin të jap më të mirën. Dhe kështu ka ndodhur, grinta e një djaloshi të ri ka triunfuar ndaj eksperiencës në një hap mjaft të rendësishëm për karrierën e tij.
Reshat Mati ka një të ardhme mjaft premtuese përpara. Nën menaxhimin e të famshmit, Eddie Hearn mund të ketë fatin e Anthony Joshua. Ditën e djeshme ai arriti të mposhtë amerikanin Keasen Freeman, duke arritur të fitojë në përballjen që u zhvilluar në Maduson Square Garden në New York. Mati, pas fitores së djeshme festoi në ring me flamurin shqiptar dhe vetë boksieri përfaqëson Shqipërinë.
Kujtojmë që Reshat Mati është vetëm 20 vjeç dhe karriera e tij në fushën e boksit, duket se ka pritshmëri të mëdha, pasi dhe paraqitet e shqiptarit kanë qenë të larta. Në dy paraqitjet e para të tij një fitore e ka marrë me knock out, ndërsa tjetrën e ka fituar me diferencë pikësh. /Shqiperia.ch/