You are here
Home > Futboll Bota > Arijanet Muriq vendos rekordin e Kupës, sërish në lartësi me Manchester Cityn

Arijanet Muriq vendos rekordin e Kupës, sërish në lartësi me Manchester Cityn

Arijanet Muriq ka zhvilluar një tjetër paraqitje me Manchester Cityn. Këtë herë, ekipi i njohur anglez është ndeshur kundër Burtonit në transfertë për Kupë. Një ndeshje me histori të mbyllur ishte kjo e kthimit, pasi në të parën “qytetarët” kishin fituar me rezultatin 9-0.

Megjithëse kishte pak detyrë për të bërë, portieri shqiptar ka shfaqur lartësinë e duhur edhe këtë herë. Ajo që vihet re lehtësisht, është që Muriq ka marrë leksione të shumta edhe nga Ederson, në lojën me këmbë. Gardiani i parë i anglezëve shquhet si ndër më të mirët, sa herë që bëhet fjalë për këtë drejtim.

Një rekord më vete është ai që ka vendosur Muriq, që në 5 ndeshje, ka pësuar vetëm një gol. Sigurisht, kjo nisur edhe nga siguria që ofron Manchester City në prapavijë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top