Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, Arena Kombëtare, pritet të jetë një vepër madhështore për fushat e blerta të futbollit. Por, debat të madh ka krijuar edhe ndërtimi i një kulle, bashkë me stadiumin kombëtare.
Në një rrëfim në emisionin “Exclusive” në Top Channel, kryeministri Edi Rama, deklaron se pikërisht këtë kullë shumëkatëshe, e ka kërkuar arkitekti Mario Kasamonti që të ndërtohej, pasi investitori që ka marrë përsipër ndërtimin e saj, nuk e ka dashur.
“E vërteta është që investitori nuk kishte dëshirë për kullën, por arkitekti e donte diçka të tillë. Kulla përbën një risi. Gjithmonë kam dashur të guxoj, të bëj ndryshime dhe gjëra të reja. Por, pyetja ime në këtë rast do të ishte, a është ky stadiumi më i bukur? Jam i bindur që shumë njerëz do mbeten të habitur kur ky impiant të hapë dyert.” – deklaroi Rama.
/Panoramasport