Dita-ditës shtëpia e re e kuqezinjve po shkon drejt fundit, teksa ditën e sotme ka marrë formë edhe mbulesa e sipërme tribunave. Stadiumi që është në ndërtim e sipër, “Arena Kombëtare”, është gati për të marrë edhe pamjet e tij përfundimtare.
Me sy të lirë dallohet edhe lehtë që punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa po fillon të marri formë edhe streha për sportëdashësit që do të jenë të pranishëm në zhvillimin e ndeshjve. Sipas të dhënave, pritet që “Arena Kombëtare” të jetë gati për të pritur një ndeshje zyrtare rreth muajit mars të vitit që vjen.
Më në fund në kryeqytetin e Shqipërisë do të kemi luksin të kemi një stadium modern, me kapacitet e të mëdha dhe me kushte europiane. Tifozët shqiptarë kishin kohë që e meritonin një arenë të tillë. /Shqiperia.ch/