You are here
Home > Futboll Bota > Ardian Ismajli te Shqipëria? Një foto mund t’i jap përgjigjen, e bën gati valixhen me Sahitin

Ardian Ismajli te Shqipëria? Një foto mund t’i jap përgjigjen, e bën gati valixhen me Sahitin

Ardian Ismajli dhe Emir Sahiti mesa duket kanë bërë gati valixhet për drejt Shqipërisë. Futbollistët shqiptarë janë kontigjent i të njejtit ekip në Kroaci. Përkatësisht Ismajli aktivizohet tek Hajduk Split ndërsa Sahiti luan me të rinjtë e  Hajdukt.

Së fundmi shqiptarët kanë pozuar në një foto të përbashkët si rrallëherë më parë, të shpërndarë nga vetë Ismajli në rrjetin social “Instagram”. Këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e fundit në kampionat, teksa lojtarët priten të thirren nga Kombëtaret për Ligën e Kombeve. Ismajli ka refuzuar ftesën e Shaland ndaj Ishujve Faroe. Sipas gjasave Ismajli pritet t’i bashkohet Panuccit megjithëse zyrtarizimi ende mungon.

Në krahun tjetër Sahiti do të jetë në shërbim të Bushit. “Shpresat” luajnë paralelisht me Ligën e Kombeve dy miqësore ndaj Maltës. Si duket dy lojtarët e Hajdukut po bëjnë valixhet për tu rikthyer së bashku në Shqipëri, veçse në ambjente të ndryshme.

Në një situatë kur Panucci ka nevojë urgjente për një mbrojtës, Ismajli duket të jetë shpëtimtar i sulmeve të kundërshtarëve. 22 vjeçari luan në qendër dhe në dyshe me Mavrajn mund të përmirsonte diçka. Megjithatë sinjalet e parë duken pozitive. Tek Hajduku ndodhet edhe Hysen Memolla. Mbrojtësi i krahut të djathtë është ftuar në Kombëtare që prej miqësores së 6 qeshorit ndaj Ukrainës./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top