Sherif Tiraspoli u ndesh përballë Partizanit në takimin e vlefshëm për “Europa League” në turin e dytë. Ekipi shqiptar e ka humbur përballjen e parë me rezultatin 0-1, ndërsa në takimin e sotëm barazoi 1-1, për t’u eliminuar nga ky turne.
Aspak e merituar për të kuqtë, pasi Asani kaloi Partizanin në avantazh në pjesën e parë. Sa i përket golit të barazimit, ishte një dhuratë e arbitrit për vendasit, pasi anësori e anulloi golin për pozicion jashtë loje. Kryesori shkoi menjëherë për të diskutuar me të, duke ia akorduar golin Sherif Tiraspolit. /Shqiperia.ch/