Çdo gjë në këtë jetë është e përkohshme, asgjë e përjetshme, nuk ka sesi të bëj përjashtim këtu edhe futbolli. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë, është që të largohemi në momentin kur fillojmë veten që ta ndiejmë të tepërt, për t’u larguar me nder.
Këtë e bëri Lorik Cana, megjithëse e ndiente se kishte ende për të dhënë me Shqipërinë, fiziku i tij nuk po i përgjigjej në shumë raste dhe kjo e dëmtonte Kombëtaren. Legjenda kuqezi nuk mund të ishte egoist, duke i hapur vendin të rinjëve.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka vuajtur aq shumë këto kohët e fundit në krahun e majtë të mbrojtjes. Madje, situata arriti deri aty sa Panuçi të kapërcente fjalët që kishte thënë më parë për Ansi Agollin, për ta pasur sërish në dizpozicion.
Megjithëse Agolli nuk po preferohet as te Karabaku, duke parë lojtarët e tjerë, Panuçi e kërkonte me patjetër në grupin e skuadrës. Por ajo mbrëmje e dhuruar në ditën e djeshme nga Egzon Binaku, ishte thuajse në perfeksion.
I pakalueshëm në krahun e tij, krosime thuajse në perfeksion të hedhura në zonën kundërshtare dhe me një fizik të lartë, për 90 minuta, Binaku tregonte se kudo që të vendosje në mbrojtje, atëherë ai do të shfaqte të njëjtën performancë.
Panuçi rrezikoi, këtë herë përgëzimet janë për të, basti i fituar. Ansi, na vjen keq, por është koha e lënies së stafetës. /Shqipëria.ch/