Pasi Manchester United do të fitonte ndaj Juventusit në grupet e “Champions League”, festa e Murinjos do të merrte vëmendjen kryesore. Me dorën te veshi, trajneri portugez ironizonte tifozët e bardhezinjve.
Menjëherë do të ishte Bonuçi që do të përpiqej të ndalonte Murinjon, duke i thënë se po e tepronte. Por nëse ai rast do të quhet i tepruar, atëherë fjalët janë të tepërta për festimin e Simeones. Atletiko Madridi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj JuventusiT, në takimin e luajtur gjatë mbrëmjes së sotme.
Festimi i Simeones ka dalë përtej limitive, duke zgjedhur një festim që do të shkaktojë shumë polemika, ashtu siç do të bënte edhe vite më parë si futbollist i Lacios. Një shpërthim ky i ardhur menjëherë pas golit të parë, ndërsa VAR-i i kishte hequr golin dhe një penallti spanjollëve. /Shqiperia.ch/
Good old Simeone… pic.twitter.com/KEBKIRFPOX
— Jonny Blain (@jonoblain) February 20, 2019