Elseid Hysaj do të luaj sot në mbrëmje në të djathtë të mbrojtjes. Në tre ndeshjet e fundit shkodrani është aktivizuar në të majtë të mbrojtjes. Vendin e tij Ancheloti ja besonte mesfushorit Maksimovici dhe të riut Malcuit. Por si duket në paraqitjet e fundit tekniku italian nuk ka mbetur fortë i kënaqur nga paraqitja e këtyre të fundit.
Në të majtë Hysaj ishte një imporovizim i çastit duke pasur mungesa nga ai krahë për napoletanët. Në sfidën e sotme ndaj Romës Ancheloti do të rikthej mbrojtësin shqiptar në pozicionin e tij të preferuar. Me një formacion të mundshëm 4-4-2, Napoli kërkon t’i afrohet Juventusit, tashmë të shkëputur me shtatë pikë./Shqiperia.ch/
NAPOLI (4-4-2): Ospina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Malcuit; Callejon, Allan, Hamsik, Zielinski; Milik, Insigne.