
Sioni është shndërruar brenda pak kohësh, ndërsa nga lufta për mbijetesë, ka kaluar në luftën për Europë. Shumë rezultate pozitive brenda pak kohësh, për skuadrën e cila drejtohet nga Murat Yakin. Në mediat zvicerane janë duke bërë analiza e artikuj, për të kuptuar më mirë ardhjen e këtyre sukseseve. Në skuadrën ku luan Ermir Lenjani, Pajtim Kasami e Bastien Toma, ka aq shumë dorë ardhja e trajnerit të ri, aqsa…është e padukshme.
“Trajnerët e sotëm shpesh duan të jenë në qendër të vëmendjes, protagonistë, në vend që t’ia lënë këtë hapësirë lojtarëve.
Më i madhi nga të gjithë të ashtuquajturit trajnerë të sistemit, Pep Guardiola, duke festuar triumfin mbi triumfin, ju do të kundërshtoni. Vetëm në Barcelonë, ai drejtoi gjeniun e Messit. Në Bayern, Guardiolës i është dëgjuar suksesi. Dhe tani, në Manchester City, është gjeniu David Silva, Sané ose De Bruyne që bën dallimin.
Ne duam lojëra zbavitëse. Dhe kështu, me realizime si ato të Kasamit ndaj Luzernës, që gola të tilla të vendosin lojërat. Por ne duam lojra zbavitëse në tërësinë e tyre. Pra, të dashur trajnerë: Lërini të luajnë vetëm lojtarët!” /Shqiperia.ch/
Analiza e Kubi Türkyilmaz për “Blick.ch”.