You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ana e patreguar e Elseid Hysajt, i vjen në ndihmë fëmijës shqiptar: Dua edhe buzëqeshjen e nënës!

Ana e patreguar e Elseid Hysajt, i vjen në ndihmë fëmijës shqiptar: Dua edhe buzëqeshjen e nënës!

Fëmija 15-vjeçar, Musa Baculi ndodhet në një situatë kritike për jetën, teksa është duke luftuar me vdekjen. Për të mbijetuar, djaloshi ka nevojë për ndihmën e parave, ndërsa ndodhet në spitalin e Shkodrës prej një periudhë prej tre muajsh.

Në këtë moment të vështirë, është gjendur pranë dhe ka treguar një anë humanitare, edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Ky i fundit është interesuar në spitalin e Shkodrës,. për shifrën që e shpëton jetën e këtij fëmije.

Gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, futbollisti i Napolit ka rrëfyer edhe pak nga emocionet e ndiera në këtë rast, duke u shprehur se paraja nuk mund të sjellë asnjëherë lumturinë, ndërsa e rëndësishme në këtë moment mbetet edhe buzëqeshja e nënës së djalit.

“Të jemi të gjithë së bashku. Lekët nuk të japin lumturinë. Tani shpresoj vetëm që ta shoh të buzëqeshur, edhe nënën e tij, pasi nuk ka qenë shumë mirë këto kohë dhe duhet që t’i rikthehet buzëqeshja në fytyrë”, u shpreh Hysaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top