You are here
Home > Kombëtarja > “Amir Rrahamani i shkëlqyer”, trajneri italian bën vlerësimin: Por lideri i vërtetë është…Marash Kumbulla

“Amir Rrahamani i shkëlqyer”, trajneri italian bën vlerësimin: Por lideri i vërtetë është…Marash Kumbulla

Verona padyshim ka qenë surpriza e këtij sezoni në Serie A dhe një meritë e madhe këtu i takon dyshes shqiptare, Rrahmani dhe Kumbulla, të cilët kanë garantuar siguri absolute në prapavijë. Të mbrojtësat kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve të tjera, teksa Rrahmani hodhi firmën e tij për Napolin në merkaton e dimrit dhe do të veshë fanëllën e kaltër sezonin e ardhshëm,, ndërsa Kumbulla është ende një emër për të cilin duket se do të luftohet fort në verë.

Në lidhje me ta ka folur edhe ish-trajneri i njohur Gianni Di Marzio, që tani kryen detyrën e tij si një ekspert ndërkombëtar futbolli. Në një prononcim për “Marte Sport”, ish-tekniku Italian ka thënë se Rrahmani është padyshim një lojtar i shkëlqyer, por shton se lideri i vërtetë te Verona është dikush tjetër dhe këtu bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin kuqezi, Marash Kumbulla.

“Çfarë mendoj për Amir Rrahmanin? Një lojtar i shkëlqyer, nuk ka diskutim për këtë. Marash Kumbulla është i tillë gjithashtu. E kam vëzhguar mirë: ka fizik, është i ri dhe i sigurt. Në fakt Kumbulla është lideri i vërtetë, ai i cili nis lojën”, ka thënë ndër të tjera Di Marzio.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top