You are here
Home > Futboll Bota > Albasete ndalon stërvitjen për Manaj: U zgjova mes lotëve në spital, u “bombardua” edhe telefoni

Albasete ndalon stërvitjen për Manaj: U zgjova mes lotëve në spital, u “bombardua” edhe telefoni

Një dëmtim shumë të rëndë mori Rei Manaj në takimin e fundit ndaj Granadas, teksa u nevojit ndërhyrja me barrelë për ta nxjerrë nga fusha e blertë. Sulmuesi shqiptar ra në tokë pa ndjenja, ndërsa më pas shkoi urgjentisht në spital për të marrë kurimin e nevojshëm.

E gjitha kjo duket të jetë një histori e shkuar, me të çmendurin Manaj që rikthehet menjëherë në stërvitje e do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e rradhës. Futbollisti i Kombëtares ka shkuar nga dita e sotme në stërvitje, për të parë shokët e skuadrës.

Menjëherë loja ka ndalur, me shokët e skuadrës që e kanë përgëzuar lojtarin shqiptarin, që arriti t’ia hidhte paq një situatë të tillë. Ndërkohë Manaj ka përshkruar edhe momentet e tmerrit: “Nëse nuk rrezikon, nuk fiton kurrë. Mua më pëlqen të rrezikon, sepse dua të fitoj. Hunda ime është thyer, dhëmbët më janë dëmtuar pak dhe nuk isha aspak mirë. Kur pashë videon e rrëzimit, kuptova që mund të shkonte shumë më keq. Jam zgjuar në spital mes lotëve, derisa erdha në vete dhe e pashë se çfarë po ndodhte me telefonin tim, që kishte qindra mesazhe”, shprehet sulmuesi shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top