You are here
Home > Kombëtarja > Alban Bushi përforcon Shpresat, merr “PO” nga sulmuesi i Shkëndijës

Alban Bushi përforcon Shpresat, merr “PO” nga sulmuesi i Shkëndijës

Në prag të dy ndeshjeve mes Italisë dhe Estonisë, Alban Bushi ka ende kohë për përforcime. Trajneri i Shpresave ka afruar nga skuadra e Shkëndijes sulmuesin anësor, Omar Imeri, i cili i ka thënë “PO” ftesës së Bushit. Lajmi bëhet i ditur nga vet klubi tetovar të cilët me një deklarat të shkruar në sajtin zyrtar njoftojnë për lojtarin e tyre kalimin edhe tek të rinjtë e Shqipërisë.

Imeri është vetëm 18 vjeç dhe ka lindur në Shkup, aty ku ka nisur të luaj për herë të parë me një fanellë zyrtare. Sulmuesi shqiptar aktivizohet në të dy krahët e sulmit, ndonëse më së shumti në krahun e djathë. Deri më tani ai ka luajtur 4 ndeshje me skuadrën e Shkëndijës duke i mjaftuar paraqitja e ofruar për të bindur Alban Bushin./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top