
Në prag të dy ndeshjeve zyrtare atë ndaj Spanjës dhe Estonisë, trajneri i “Shpresave” u shpreh besimplotë ndaj grupit të thirrur. Ndonëse Spanja është një kundërshtat i fortë, Bushi në konferencën për media ka thënë se janë zbuluar ato pak difekte të cilat i kanë penalizuar.
“Spanjën e njohim, jemi mundur 3-0 por kemi luajtur pozitivisht. Këtë herë nuk besoj të marrim atë rezultat. Mund t‘i bëjmë dëm Spanjës, siç i bëri Irlanda pas ndeshjes me Shqipërinë. Difektet tona ishin se kur merrnim topin ndak Spanjës nuk dilnim shpejt në sulm. Ishim të emocionuar dhe do mundohemi të përmirsojmë këto gabime”- ka përfunduar Bushi
Sipas tij kundërsulmi dhe emocionet ndikuan negativisht ndaj hiberikëve. Edhe pse Shqipëria U21 ka dalë nga objektivat, trajneri shprehet se ndihet i kënaqur me lojën e bërë ndonëse me rezultatin jo. Ndeshja ndaj Spanjës do të luhet në “Seman Stërmasi” ditën e enjte datë 11 Tetor, ora 19:00./Shqipëria.ch/