You are here
Home > Kombëtarja > Aktivizohet Grezda/ Rangersi shënon tre gola për dhjetë minuta, humori i tifozëve: Na e ndryshoi lojën!

Aktivizohet Grezda/ Rangersi shënon tre gola për dhjetë minuta, humori i tifozëve: Na e ndryshoi lojën!

Rangersi ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në ditën e sotme, teksa ka arritur t’ia dalë me shifrat 1-4 ndaj Hamilton.

Ekipi i njohur skocez do të kalonte në avantazh në pjesën e parë me Kent, por në të dytën do të ishte Boyt ai që do të rikthente ekulibrin, me një perlë nga distanca. Teksa pritej që Hamilton të bënte surprizën në këtë takim , kanë ardhur edhe dy gola të shpejtë të Rangersit.

Eros Grezda u aktivizua në minutën e 81 të takimit, ndërsa dy penallti në harkun kohor të tre minutave, do të vinin në favor të skuadrës së Gerrard. Të dyja të kthyer në gol nga ana e lojtarëve miqë, megjithëse në ato 10 minuta të luajtura, Grezda nuk është vënë thuajse asnjëherë në kontakt me topin.

Për të mbërritur edhe në golin e fundit të ndeshjes, të ardhur pas një kundërsulmi të shpejtë të Rangersit, në sekondën e fundit. Humori i tifozëve të këtij klubi nuk është ndalur në rrjetet sociale, teksa gjatë gjithë kohës kanë kërkuar aktivizimin e Eros Grezdës.

Madje, dashuria për shqiptarin shkon deri aty, aqsa shumë tifozë kanë shkruar në “Twitter” se pas aktivizimit të Grezdës ndryshoi gjithçka dhe u shënuan tre gola për dhjetë minuta, megjithëse futbollisti i Kombëtares nuk u vu në kontakt thuajse asnjëherë me topin, për ta ai ishte që bëri diferencën. /Shqiperia.ch/

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top