You are here
Home > Futboll Bota > Ajeti ankohej për hotelin, Gatuzo stërvit skuadrën në breshër: Ndoshta zgjoheni kështu!

Ajeti ankohej për hotelin, Gatuzo stërvit skuadrën në breshër: Ndoshta zgjoheni kështu!

Pjesë më e vështirë e detyrës së një trajneri, është të gjejë të mesmen e artë mes rregullave të repta dhe lirisë që duhet t’i lërë lojtarëve. Përshembull, në rastin e Panuçit te Shqipëria, humbjet i faturuan italianit edhe epitetin: “Njeriu i keq”.

I ashpër ishte ky teknik jo vetëm në komunikimin me mediat, por edhe në rregullat që i vendoste për lojtarët. Strakosha do të nxirrej jashtë për humbjen e avionit, por asnjëherë nuk u kuptua nëse ky ishte një nënvlerësim i portierit për të mbërritur te Shqipëria, apo nëse arritja e tij në orarin e përcaktuar nuk ishte e mundur.

E lehtë është që gjithçka t’i faturohet Panuçit, si e keqja më e madhe, por edhe vetë presidenti Armand Duka kur shkarkoj trajnerin e tha qartësisht për lojtarët: “Në rregull, po e shkarkojmë, por mos e harroni edhe ju pjesën tuaj”.

Kjo pasi edhe me ardhjen e trajnerit Reja, nëse bëjmë një formacion të mundshëm për ndeshjet e qershorit, 95% e saj ka të njëjtën bazë ashtu si edhe ajo ku ne dështuam me Turqinë në ndeshjen e parë. Pra lojtarët janë po ata, ndoshta futbollistët duhet të ndryshojnë diçka në sjelljen e tyre.

Arlind Ajeti u shpreh së fundmi se Panuçi nuk arriti t’i kuptonte dot kurrë shqiptarët, pasi i bllokonte gjithmonë futbollistët në hotel. Deri diku ka të drejtë mbrojtësi shqiptar, por mos të harrojmë edhe se në ato pak ditë që Kombëtarja ka grumbullim për t’u përgatitur, lojtarët duhet të fokusohen te ndeshjet dhe nuk flitet për një turizëm në atdhe.

Rregullat e ashpra vendosen edhe nga trajnerë më të njohur në Europë, ashtu si edhe Gatuzo me Milanin. Teksa kuqezinjtë kanë marrë një sërë rezultatesh negative, Gatuzo nuk e ka ndërprerë stërvitjen në mes të stuhisë së breshërit. “Jo jo vazhdoni, luani edhe pak më tepër, pasi kështu ndoshta edhe mund të zgjoheni”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top