You are here
Home > Futboll Bota > Ajaksi në super nivel? Eriksen e sheh ndryshe: Jo, i bëmë ne të dukeshin më mirë nga çfarë janë

Ajaksi në super nivel? Eriksen e sheh ndryshe: Jo, i bëmë ne të dukeshin më mirë nga çfarë janë

Ajaksi vazhdon të jetë një surprizë e bukur në “Champions League”, teksa në mbrëmjen e sotme kanë mundur Totenhemin në gjysmëfinalen e parë me rezultatin 0-1. Holandezët janë vetëm një hap larg finales së madhe, ndërsa kanë kaluar në transfertë skuadrën që eliminoi Manchester City.

Por në çfarë niveli është realisht Ajaksi? Mesfushori i Totenhemit, Eriksen, e sheh ndryshe nga opinioni sportiv gjëndjen e skuadrës holandeze, të paktën në këtë përballje të gjysmëfinales. “A ishte Ajaksi në nivel shumë të mirë? Jo, në fakt i bëmë ne që të dukeshin më mirë nga çfarë janë. I dhuruam shumë pjesë të fushës në fillim dhe ky ishte i gjithi fajin ynë”, u shpreh Eriksen menjëherë pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top